29 January 2016

Bisedë me Veten...

Kam frikë.
Sa e çuditshme ta them me zë.
Kam frikë.
E ndjej në çdo qelizë.
E ndjej në çdo frymëmarrje.
Dhe pastaj kam frikë nga frika.
Marrë frymë thellë.

I mbyll sytë.

Hesht.

Frika dridhet brenda meje.
A thua të ketë dhe frika frikë?
Ndjej në ajër tingujt e një muzike të largët.
E shijoj me të gjitha shqisat.
E nuk resht së shkruari për frikën e frikës.

Marrë frymë thellë.

I hap sytë.

Në pasqyrën e vogël të tualetit shikoj veten.
I buzëqesh asaj.
I buzëqesh dhe frikës.
Më thanë t'i shkruaj frikës.
Më thanë të mos i trembem asaj.
Më thanë të jem më e fortë se frika.
E unë prapë ndjej frikë.

Por, nuk ka gjë ajo do të shkojë.

Do të niset të largohet kur ta ndjejë që tek unë nuk gjen vend.
Nuk ka vend për frikën e frikshme në buzëqeshjen time.
Frika do të shkojë e unë do të ndjehem mirë.

Ashtu si gjithmonë.

Ashtu si përherë.

Fundja unë nuk e kam frikë frikën.
Ajo duhet të më ketë frikë mua.
Unë di ta mposht atë.
Unë nuk jam vetëm.
Ajo është.
Unë di të shkëlqejë si dielli pas stuhisë.
Frika nuk e di ç'është dielli.
Unë di të kërcejë në shi.
Frika nuk mundet të dalë jashtë shpirtrave të trembur.
Duke i zgjatur duart drejt qiellit e lë të shkojë.

Më vjen keq, por tek unë nuk do të gjesh strehë.
Edhe pse jashtë është ftohtë.
Tek unë nuk do të strukesh.
Shko frikë shko.
Vegjeto, nëpër botë.
Ec si një shpirt i braktisur.

E mos harro ti nuk je më e fortë se buzëqeshja.
Ta dish që në këtë garë je gjithmonë e mundur.
Ta dish.

Unë nuk kam frikë. :)


© Erjola Kola (fundtetori 2014)



09 June 2015

Shkruaje!

Gjithçka që përjeton, shkruaje!
Gjithçka që ndjen, shkruaje!
Gjithçka që të bën të qeshësh, shkruaje!
Gjithçka që të bën të derdhësh lot, shkruaje!
Gjithçka që ke mall, shkruaje!
Gjithçka që kujton, shkruaje!
Gjithçka që të mungon, shkruaje!
Gjithçka që të mundon, shkruaje!

Shkrimi i ndjenjave është terapia më e mirë për të çliruar shpirtin.
Nuk do shkruash një vepër arti, por do shprehësh gjendjen tënde, atë që ndjen ti, ashtu siç e ndjen ti.

Shkruaj gjithçka, pa dorashka, pa frikë, pa komplekse, pa turp.
Shkruaj gjithçka që të vallëzon në mëndje, të corodit kujtimet,
të lëkund të tashmen dhe nuk të lë t'i hapësh dyert së ardhmes.

Shkruaj për veten tënde, jo t'ia tregosh dikujt!
Shkruaj dhe nëse s'do ta shohësh më mblidhe në grusht atë letër
dhe hidhe në kosh.

Bashkë me atë mos harro të hedhësh dhe ato ndjenja që po të turbullojnë!
Provoje ta bësh këtë, do të jetë lehtësim i madh për ty.

Atë që ndjen, atë që mendon, atë që përjeton,
atë që kujton, atë që jeton, atë që do,
atë që nuk pëlqen: - Shkruaje!!!

Shkruaje ndjenjës e së shkuarës, të cliroje shpirtin për të jetuar të tashmën
dhe të hapësh sytë drejt se ardhmes që do të trokasë së shpejti.

Shkruaj dhe buzëqesh me ato që shkruan
dhe qesh kur atë letër e shikon në kosh.


©Erjola Kola (dikur)

07 June 2015

Dua të shkruaj...

Me lini te shkruaj sot.
Mendimet kerkojne te marrin jete dhe rrahjet e zemres te flasin fjale.

Dua te shkruaj.
Per boten time dhe personazhet e saj.

Dua te shkruaj.
Per endrrat dhe protagonistet e tyre.

Dua te shkruaj.
Te tregoj boten tuaj me syte e mi.

Dua te shkruaj.
Ndjenjave te heshtura fjalet tu vesh.

Dua te shkruaj.
Te tregoj kete heshtje fjalemadhe qe turp ka, t'i tregoje syrin botes.

Dua te shkruaj.
Per fjalet qe thuhen dhe nuk thuhen.

Dua te shkruaj.
Per qetesine.

Dua te shkruaj.
Per zhurmen.

Dua te shkruaj.
Per ditet qe me aromen e trupit tend i vesh.

Dua te shkruaj.
Per netet ku hena na fryn nder sy, duke i dhene hov ndjenjave tona.

Dua te shkruaj per ty.
Dashuri e dites se Karnavaleve, qe me puthjen tende,
me zhveshe nga levozhgat e frikes ku isha fshehur.
Dua te shkruaj per ne.
Dy yje te humbur,ne qiellin e larget... aq afer dhe aq larg.

Dua te shkruaj.
Per diellin qe rrugicen tone ndricoi.

Dua te shkruaj per ne.
Qe vargjeve te zemrave prehje kemi gjetur.

Dua te shkruaj per dashurine.
Forca qe doren tone drejton dhe zemra me frike mos te kete... qe vargjet e dashurise t'i shkruaje.

Dua te shkruaj per sot.
Diten kur nuk jemi bashke.

Dua te shkruaj per neser.
Diten kur do jemi bashke.

Dua te shkruaj per ne,
yjet e mengjesit,
qe ndizen nga shkendij' e shikimeve tona

Dua te mos rresht se shkruari,
per agimin e veste qe me lahet buzeve si puthja jote.

Dua te shkruaj per endrren,
me flatrat e brishta, me forcen e dashurise ne krahet e realitetit do perjetesohet.

Dua te shkruaj.
Per çdofjale, cdo varg, cdo kenge, cdo melodi... qe me fal.

Dua te shkruaj per ju 
o pikla te shiut t'vjeshtes qe fytyren ma puthni.

Dua te shkruaj,
per ftohtesine e dimrit, qe zeri yt e ngrohu.

Dua te shkruaj,
per lulet e pranveres,qe botes i dhane ngjyra dhe ne na falen buzeqeshje.

Dua te shkruaj.
Per buzeqeshjen tende qe syve te mi shkelqimin iu dhuron.
....dhe te mos resht se shkruari duke buzeqeshur per ty... diell.



© Erjola Kola (Maj 2011)

25 May 2015

Ёndërr.

Më pluhur buzëqeshjesh, mëzitjen buzëve ta largoja...

S'do doja asgjë më shumë, sesa ëmbëlsia fytyrën tënde ta mbulonte.

Rrahja e zemrës tënde jetë ditës sime t'i jepte.

Tingujt e zërit tënd plot dashuri

rrugicave të dritës të më shoqëronin.

Buzëqesh për mua!

Tregomë shpirtin ëndërrimtar, në një buzëqeshje.

Tregomë ëndrrën në dy fjalë.

Tregomë realitetin në një frymëmarrje.

Tregomë rrugën në një përplasje sysh.

Shkëlqimin e syve, dua të kundroj.

Fjalët e zemrës tënde lehtë në vesh të m’i pëshpërisësh.

Melodi shpirti le të bëhen.

Ëndrrën në dorë fort ta shtrëngoje.

Fjalë shpirti t'i mërmërisje.

Përqafime dashurie t'i dhuroje.

Me notat e këngës se zemrës... forcën t'i jepje.

Krahët t'i hapte.

Fluturimin drejt qiejve të merrte.

Drejt jetës të udhëtonte.

Në realitet pushim të gjente... e aty të ndalonte.

Të jetonte!


©Erjola Kola

28 April 2015

Lamtumirë?

Lamtumire nuk do te thote: te humbim neper rruget e harreses, por te rigjendemi bashke serisht ne nje dite tjeter, ne nje kohe tjeter, ne krahe te dikujt tjeter me te njejten buzeqeshje ne buze, me te njejten kenaqesi te rikthimit te kujtimeve, me te njejtat ndjenja te mira per njeri-tjetrin.

Me te njejtin mall, me te njejten embelsi, por me zemren e dhuruar diku tjeter, me syte qe i perkasin dikujt tjeter, me te tashmen qe i perket dikujt tjeter, me kujtimet qe te perkasin ty dhe mua.

Asgje s'do jete si me pare dhe as qe e dua kete dhe as qe e do kete.

Endrra e shume neteve vjeshte por qe shiu i rrembyeshem i riktheu ne realitet, ne realitetin tim, ne realitetin tend.

Fjale qe moren shume kuptime, fjale qe nderruan drejtime, fjale qe u thane, fjale qe u gdhenden ne kujtese, fjale qe do ngelen aty, fjale qe s'dua t'i harroj, fjale qe s'besoj do t'i harrosh.

Nuk te them ''Lamtumire'', por do rishihemi ne jete.

Lamtumire: derisa te rigjendemi serish, te shihemi ne sy ne mes te turmes, te dallohemi nga buzeqeshja nga larg dhe te qeshim me kujtimin qe vetem ne e dime.

Dhe te mos harrojme te kujtojme, fundja cdo kujtim i bukur e ka nje vend te bukur ne zemer, ne mendje, ne shpirt!

Besoj!


©Erjola Kola nga ''Unë Buzëqeshja''