24 August 2013

Monolog...

Mbylli sytë.
Mos fol.
Dëgjomë.
Ndjemë.
Më jep dorën, besomë.
Me shpirt shikomë, jam me ty.
Me zemër përqafomë, unë jam këtu.


Besomë!

Jo, nuk humbi shpresa.
Jo, nuk është ende fundi.
Jo, nuk është humbja jote më e thellë.
Jo, nuk është ngrirja e shpirtit.
Jo, nuk është gurosja e zemrës.
Nuk është humbja e besimit.
Nuk është as zhgënjimi më i madh, e as gënjeshtra më e dhimbshme që në eshtra si thikë t'u ngul.

Nuk është uragan.
Nuk është përmbytje.
Nuk është dorëzim.
Nuk është humbje.
Nuk është natë.
Nuk është as vdekje.

Është muzg, perëndim, një etapë, një betejë e humbur.
Është veç një vetëtim që kryq e tërthor ditën tënde goditi.
Është veç një gërvishtje më shumë, një gur i ngjitur shtrembër në mozaikun e ditëve të tua, një penelatë e hedhur gabim në telajon tënde.
Është veç era që flokët me forcë te ledhatoi dhe humbe ekuilibrin.

Është thjeshtë një tjetër ëndërr e keqe.
Një më shumë.
Zgjohu!
Ditë më të mira do të vijnë.
Buzëqesh!


© Erjola Kola

13 August 2013

Në çdo mëngjes të ri...

Për cdo rreze dielli që përkëdhel fytyrën time, një mendim pozitiv më lind çdo mëngjes.
Për cdo puhizë ajri që ledhaton floket e mi, një buzëqeshje merr jetë dhe ndriçon fytyrën time.

Se jam e lumtur në çdo mëngjes, që gdhin.
Se jam e lumtur për çdo ditë të re që më dhurohet.
Se jam e lumtur, kur në çdo mëngjes dielli më uron ditën e mbarë.
Se jam e lumtur të vrapoj me akrepat e orës cdo ditë, e të mos lodhem për të arritur mbrëmjen.
Se jam e lumtur kur bëj përmbledhjen në çdo mbrëmje dhe kujtoj çastet e ditës.
Se jam e lumtur, kur vendos çastet për t'u mbajtur mend dhe çastet për tu harruar.
Se ndjehem plot me lumturi, optimizëm, mendime dhe plane për të realizuar në çdo ditë të re.

Ndjehem plot në çdo mëngjes, që hap sytë dhe i buzëqesh botës...!
Ndjehem plot në çdo ditë të rë!!!

Mirëmëngjesi ditë e re..
Unë jam këtu!!!
Po vij të të pushtoj duke të buzëqeshur!!!


©Erjola Kola (prill 2011)

04 August 2013

Le të kujtojmë...

Te germojme thelle neper dosjet e kujtimeve, copezat tona te mbledhim.

Nuk do te lodhemi, me durim do te bashkojme pjesezat e puzzle-it tone, qe mozaikun e kujteses ta rindertojme dhe ne heshtje buzeqeshjet fytyren tone ta shndrisin.

Nuk do te lodhemi, te mbledhim detajet, per te krijuar teresine.
Nuk do te lodhemi te mbledhim kujtimet, per te rinisur historine.
Nuk do te lodhemi, si dy arkeologë amatore, pluhurin e copezave te vjetra te fshime dhe shkelqim te ri t'u japim.
Nuk do te lodhemi te gjejme fosilet e nje historie te vjeter dhe datat t'i vendosim ne te.

Nuk do te lodhemi te kujtojme.

E cfare do te kujtojme?

Fillo me nje fjale.
Ne nje fjale timen, ti me kujto mua.
ne nje fjale tenden ty do te kujtoj.
Ate fjalen time te preferuar, sa here ta degjosh, hidhe nje veshtrim ne kujtime; mua me shiko.
Ate fjalezen tende me te dashur, sa here diteve lakohet, nje imazh ne sy me shfaqet.

Edhe nje varg.
Vargun e preferuar ne kornize varur e gjejme, me tingujt e preferuar, ne cepin e endrrave ne kujtese.
Vargun e gdhendur, ne muret e kujteses, me shkrimin tim.
Vargun e qendisur ne arkiven time te kujtimeve, me autografin tend ne fund.

Po nje tingull.
Kolona zanore, muzika e preferuar... edhe kujtimet kercejne... kujtimet lindin... kujtimet jetojne.
Notat muzikore te qendisura ne kenge, nje CD kujtimesh muzikore, qe luhet sa here shtyp butonin ... Kujto TY ...

Ah, nje fotografi.
Nje ambjent i njohur, nje peisazh i pare... dy personazhe te afert dhe te larget... Ne...

Nje liber... nje autor... nje film... nje aktor/e... nje kenge... nje ngjarje... nje ndjenje... nje lexim mendje... nje mendim i perbashket... nje diskutim pa kuptim, i nje ideje te njejte... nje diskutim me vlere i nje ideje te ndryshme, me perfundimin e njejte... nje lemsh copezash, te mbledhura fort e fort... ne thesin e kujteses.

E cfare do te kujtojme?

Gjithcka dhe asgje...!
Ty dhe mua...!

Nje kujtim... nje te shkuar... nje zemer... nje rrahje zemre... nje buzeqeshje... shume dashuri dhe miresi...!

Do te kujtojme... ate buzeqeshje dhe ngrohtesi qe ditet tona i mbeshtolli qekur ne jetet tona lejuam pranine e njeri-tjetrit...!

Do te kujtojme...thjeshte kujtojme ... ate qe deshirojme te kujtojme.

Një kujtim zgjat përgjithmonë, ai asnjeherë nuk vdes...
Miqtë e mire qëndrojnë bashkë përherë, për të mos thënë kurrë lamtumirë...!

© Erjola Kola ( shkëputur nga ''Unë Buzëqeshja'' )