24 August 2013

Monolog...

Mbylli sytë.
Mos fol.
Dëgjomë.
Ndjemë.
Më jep dorën, besomë.
Me shpirt shikomë, jam me ty.
Me zemër përqafomë, unë jam këtu.


Besomë!

Jo, nuk humbi shpresa.
Jo, nuk është ende fundi.
Jo, nuk është humbja jote më e thellë.
Jo, nuk është ngrirja e shpirtit.
Jo, nuk është gurosja e zemrës.
Nuk është humbja e besimit.
Nuk është as zhgënjimi më i madh, e as gënjeshtra më e dhimbshme që në eshtra si thikë t'u ngul.

Nuk është uragan.
Nuk është përmbytje.
Nuk është dorëzim.
Nuk është humbje.
Nuk është natë.
Nuk është as vdekje.

Është muzg, perëndim, një etapë, një betejë e humbur.
Është veç një vetëtim që kryq e tërthor ditën tënde goditi.
Është veç një gërvishtje më shumë, një gur i ngjitur shtrembër në mozaikun e ditëve të tua, një penelatë e hedhur gabim në telajon tënde.
Është veç era që flokët me forcë te ledhatoi dhe humbe ekuilibrin.

Është thjeshtë një tjetër ëndërr e keqe.
Një më shumë.
Zgjohu!
Ditë më të mira do të vijnë.
Buzëqesh!


© Erjola Kola

1 comment: