Mos fol.
Dëgjomë.
Ndjemë.
Më jep dorën, besomë.
Me shpirt shikomë, jam me ty.
Me zemër përqafomë, unë jam këtu.
Besomë!
Jo, nuk humbi shpresa.
Jo, nuk është ende fundi.
Jo, nuk është humbja jote më e thellë.
Jo, nuk humbi shpresa.
Jo, nuk është ende fundi.
Jo, nuk është humbja jote më e thellë.
Jo, nuk është ngrirja e shpirtit.
Jo, nuk është gurosja e zemrës.
Nuk është humbja e besimit.
Nuk është as zhgënjimi më i madh, e as gënjeshtra më e dhimbshme që në eshtra si thikë t'u ngul.
Nuk është uragan.
Nuk është përmbytje.
Nuk është dorëzim.
Nuk është humbje.
Nuk është natë.
Nuk është as vdekje.
Është muzg, perëndim, një etapë, një betejë e humbur.
Është veç një vetëtim që kryq e tërthor ditën tënde goditi.
Është veç një gërvishtje më shumë, një gur i ngjitur shtrembër në mozaikun e ditëve të tua, një penelatë e hedhur gabim në telajon tënde.
Është veç era që flokët me forcë te ledhatoi dhe humbe ekuilibrin.
Është thjeshtë një tjetër ëndërr e keqe.
Një më shumë.

Zgjohu!
Ditë më të mira do të vijnë.
Buzëqesh!
© Erjola Kola
Ditë më të mira do të vijnë.
Buzëqesh!
© Erjola Kola

eh e di moj zemer e di :(
ReplyDeleteKalova një ndarje shumë të dhimbshme me të dashurin tim. Ndaluam së foluri dhe ai madje më bllokoi në të gjitha rrjetet sociale. Isha me zemër të thyer dhe nuk dija çfarë të bëja, kështu që fillova të kërkoja ndihmë në internet. Atëherë hasa në disa dëshmi rreth Dr. Dawn dhe se si ai kishte ndihmuar njerëzit të ribashkonin marrëdhënie dhe martesa të prishura, si dhe kishte ndihmuar gratë të ngjizeshin përmes udhëzimit të tij.
ReplyDeleteNë fillim, isha e pasigurt, por vendosa t'i drejtohesha. Kur folëm, ai më tregoi gjëra për veten dhe marrëdhënien time që ishin çuditërisht të sakta. Pastaj më udhëzoi se çfarë duhet të bëja.
Për habinë time, brenda 48 orësh, i dashuri im - i cili më kishte ndërprerë plotësisht - filloi të më telefononte dhe të më dërgonte shumë mesazhe, duke kërkuar falje dhe duke kërkuar falje. E fala dhe u ribashkuam.
Jo vetëm kaq, por me mbështetjen dhe udhëzimin e tij, tani jemi të bekuar me dy fëmijë të bukur.
Jam vërtet mirënjohëse për gjithçka dhe e rekomandoj fuqimisht Dr. Dawn kujtdo që po kalon sfida në marrëdhënie, martesë ose fertilitet.
WhatsApp-i i tij: +2349046229159 WhatsApp-i i dytë: +2347041196471
dawnacuna314@gmail.com