22 November 2013

Një vjeshtë... pa ty.

Është e para vjeshtë pa ty.

E ndjen?

Erdhi e artë si çdo vit.

Erdhi plot madhështi si përhera.

Vjeshta erdhi, ti jo.

Ti jo!

Nuk erdhe si çdo vit.

Ti humbe nëpër stinë.

Mbete diku mes harresës dhe kujtimit.

Unë jo!

Eca.

Kalova pranverën.

Përkula kryet mbi verë dhe përqafuar me mall iu fala vjeshtës.

Tani jam e vjeshtës.

Numërova gjethe më gjethe mungesën tënde.

Qava bashkë me vjeshtën në çdo pikë shiu.

Ndriçova me të në çdo rreze dielli.

Shkëlqeva me gjithë ngjyrat e saj.

E bukur vjeshta, më zbukuroi dhe mua.

Ajo më fali jetë.

Unë jetë i fala asaj.

Jetuam të dyja... plot dy muaj.

Unë me vjeshtën.

Ajo me mua.

Të dyja pa ty!

Është nëntor.

Frymëmarrja e fundit e vjeshtës për këtë vit.

Do të shkojë dhe ajo.

Unë jo!

Unë jam këtu përherë.

Në çdo stinë.

Jam këtu...

Gjithmonë...

E vetmja buzëqeshje.



©Erjola Kola

3 comments:

  1. je e thjesht fantastike <3

    ReplyDelete
  2. Te kam xhan 🤗(shume e bukur kjo pertej emocionit qe te jep)

    ReplyDelete
  3. Faleminderit Dr Ellen që ma ktheve ish të dashurin tim me magjitë dhe magjinë tënde të fuqishme, nuk e kisha menduar kurrë se do të isha përsëri me të, por falë teje, ai u kthye dhe më do edhe më shumë. Nëse lidhja ose martesa juaj po vuan, kontaktoni Dr Ellen përmes WhatsApp: +2349074881619

    ReplyDelete