19 March 2014

Bota ime!

E njeh ti boten time...?
Je munduar ndonjehere ta kuptosh?
Po mua a je munduar ndonjehere te me kuptosh?
E ndjen ndonjehere si rreh zemra ime?
E kupton ndonjehere perse rreh zemra ime?
Je perpjekur ndonjehere te kuptosh c'te tregon cdo rrahje e saj?
Je perpjekur ndonjehere te kapesh lotet e zemres?
E ke vene re buzeqeshjen si maske qe mbaj mbi buze?
E ke vene re sa here buzeqesh, per te mos qare?
Kur flet me mua, a degjon me te vertete ate qe te them?

Cdo tundje koke, eshte pohim qe po degjon apo nje ''Kujt iu be vone!'' ?

E njeh ti boten time?

Bota ime eshte e thjeshte.. Jam une ne nje sfere kristali...!

Une nje krijese e brishte, plot ndjenja te pastra....!

Une nje vajze e qeshur, e thjeshte, e dashuruar me jeten...!

Por...?!

Qe ndjehet e mbyllur ne ate sferen e saj te kristalit, si te ishte nje dekor i bukur per cdo shtepi...!

Nje dekor qe cdokush do te donte ta kishte ne shtepine e tij...!

Nje dekor qe nuk flet, nuk ka mendime, nuk ka ndjenja, nuk merzitet, nuk ofendohet, nuk ka inat, nuk ndjehet vetem...!

Nje dekor qe duhet vetem te miratoje dhe pohoje...!



Ke ngaterruar liber... Ky nuk eshte ''Shtepi Kukulle...!''....KJO ESHTE JETA IME...!



E pelqej sferen time te kristalit, ku jam futur...
Jam une, mendimet e mia, ndjenjat e mia, perjetimet e mia, eshte gjithcka kaq e paster dhe e brishte. Jashte saj jeni ju te gjithe qe s'me doni dhe s'me kuptoni!

Me cmend hipokrizia ,me tmerron genjeshtra dhe deshira juaj te vendosni rregull ne jeten e dikujt tjeter... kur ende nuk keni sistemuar tuajen....!

Sa e lehte eshte te flasesh, e te perpiqesh te komandosh nje njeri... sidomos kur nuk perpiqesh ta kuptosh ate...!

Kur nuk deshiron as te degjosh, e as te kuptosh Pse-te e tij?

E di, ndonjehere kam frike qe ato britmat dhe pislleku i botes,do perpiqen te cajne kete sferen time... dhe do me duhet te dal prej saj...!

Do te me duhet te perballem me ty o bote?!

Nuk te kam frike e di.... jam e rrethuar nga shume njerez qe me duan, per kete qe jam, qe me japin force ne cdo moment..!

E kam perhere dike ku mund te mbeshtetem...!

Do jem e lumtur dhe jashte sferes sime...!

Une dua te jem e lumtur...!

Te marre guximin, te shtrengoj zemren fort qe te mos qaje... te detyroj syte te thajne lotet... te kap duart fort me njera-tjetren te mos dridhen... t'i them dhe rithem vetes me ze dhe pa ze, qe une jam e forte.... dhe duke veshur buzeqeshjen me te bukur qe une di te dhuroje....

DO PERBALLEM ME TY O BOTE... per te mbrojtur boten time...!

Edhe do ia dal mbane...! Te premtoj...!!! ((^_____^))

© Erjola Kola (16 mars 2011)

3 comments:

  1. mmmmm nje embelsire e mire kjo te lumshin docka zemer :* un te ndjej te kuptoj ashtu si ti me kupton mua se perndryshe nuk do t ekish ane listen e miqve te mi me te mire <3 per mua je shum e vecante nuk e di por ke qen si nje zane qe ZOTI e solli ne jeten time dhe pikerisht ne momentin me te veshtire te jetes time dhe vetem ne keto momente ti ke qen prezent je vertet e vecante <3 E<3

    ReplyDelete
  2. Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo pasi i tregova per situaten time ai beri cdo gje qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, faktikisht pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri 3 muaj me vone u fejuam dhe u martuam nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
    * dua magjinë
    * nëse doni që ish-i juaj të kthehet
    * Ndaloni divorcin
    *thyej obsesionet
    * shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
    * magji mbrojtjeje
    *infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
    Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
    faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
    +2348155926512

    ReplyDelete
  3. Faleminderit Dr Ellen që ma ktheve ish të dashurin tim me magjitë dhe magjinë tënde të fuqishme, nuk e kisha menduar kurrë se do të isha përsëri me të, por falë teje, ai u kthye dhe më do edhe më shumë. Nëse lidhja ose martesa juaj po vuan, kontaktoni Dr Ellen përmes WhatsApp: +2349074881619

    ReplyDelete