19 May 2013

Sot do të tregoj se ku gjendet forca jote.

Pershendetje mik.
E di, qe ndonjehere te duket sikur ke humbur rrugicave te erreta
dhe shpresa e optimizmi te duken fjale te huaja
dhe buzeqeshja ka humbur rrugen per te ardhur
qe shpirtin tend ta ndeze ne mijera grimca lumturie.
E di qe ndonjehere ngjyra e vetme qe mund te dallosh eshte grija.
E di qe ndonjehere te mungon dhe cadra dhe te njom cdo pike shiu e te godet sikur te godasin me gur.
E di qe ndonjehere te duket sikur nje re e zeze shiu te ndjek, te perndjek.
E di qe ndonjehere zgjat doren ne ajer, me shpresen se do jete diku nje dore tjeter
qe do te terheqi te dalesh nga erresira.
E di qe ndonjehere je lodhur aq shume se kerkuari qetesi dhe duke gjetur rremuje e kaos.
E di qe ndonjehere qendron para pasqyres dhe nuk e njeh apo do te ndryshosh ate qe sheh.
E di qe ndonjehere ti pret, pret te jete dikush ai qe te te ndihmoje dhe hap syte.
Je gabim mik.

Ti kerkon qe dikush te te nxjerre nga erresira ku je futur ( a te kane futur).
Kerkon qe te jete nje ''Ai.'' , nje ''Ajo.'', qe do te udheheqi drejt qetesise.

Dil edhe njehere para pasqyres, dua te te tregoj dicka dhe fiksoje.

E sheh ate atje perballe teje.
Ai je ti. Ai eshte forca jote!
Buzeqeshi!
E shikon te kthen buzeqeshjen.
Shikoje me inat!
E shikon, edhe ai i vrenjti vetullat.
Buzeqeshi serish.
Ai atje pertej pasqyres te buzeqesh serish, me po te njejten FORCE si edhe ti!

E harrojme shpesh se brenda nesh fshihet forca e nje vullkani ne shperthim
dhe perhere kerkojme nje grep ku te kapemi
dhe te na nxjerre nga labirinti ku jemi futur,
te na ndeze nje drite qe te mos ecim ne erresire.

Forca je ti, ne zemren tende eshte forca qe ti kerkon, aty e fshehur qe pret buzeqeshjen dhe deshiren tende, per te vazhduar dhe rifilluar.
Mos bjere pre e trishtimit se ndonjehere ke ngelur vetem pa dike qe te te perkrahe.
Kemi nevoje per njerez eshte e vertete, por kemi me shume nevoje per besim ne vetvete edhe ne forcat tona.
Kemi nevoje per me shume dashuri per veten tone, te na dhembi cdo lot dhe te na gezoje cdo buzeqeshje e jona, te germojme thelle ne shpirt e ne zemer dhe te ringjallim pishtarin e optimizmit, qe here-here shuhet nga lotet e dhimbjes.

Une besoj tek UNE.



© Erjola Kola

3 comments:

  1. Nje mik i mire te kupton pa folur ajo nuk diskutohet edhe qe forcen mund ta gjejme brenda vetes ton edhe ketu jam shum dakort me ty por nuk esht e lehte te ngrihesh se.....esht njesoj sikur ti thuash nje femije qe sapo ka filluar te qendroj ne kembe :EC TANI SE U RRITE ...:P dhe ta lesh ate te ngrihet vet pa ndihm :( ,po a mundet ai te ngrihet vet pa u vrare ...pa iu bere gjunjet dhe duart cope ? :( vertet qe ai nje dite do arrij te ngrihet me shum veshtiresi kur ai te jete forcuar pak :( ,prandaj ZOTI i dha detyren prinderve qe te jen me te ti japin nje dore per tu ngritur ,prandaj edhe ne, ne rast nevoje te kemi nje person afer te na ndihmoj qofte edhe me nje fjale te ngrohte, e cila esht mjaft e veshtire ne ditet e sotme Ky esht nje realitet i hidhur ne te cilen ne jetojme :(

    ReplyDelete
    Replies
    1. E ke gabim nese mendon qe do te ndihmojne te tjeret te ngrihesh. Ky eshte gabimi yt me i madh, shpreson tek te tjeret. :)

      Delete
  2. zemer nje dore lan njeren faqe dhe te dyja lajne fytyren ,,,,,,dhe nuk mund te quhet gabim nese shpreson tek dikush se shpresa vdes e fundit megjithese un jam aq kokeforte sa nuk pres nga te tjeret por si parim thash se duhet me i dhen nje dore njeri -tjetrit per te vazhduar perpara .........(E)

    ReplyDelete