02 March 2015

Ajo nata.

Zbriti nata e me pëlhurën e saj të hirtë, e mbuloi qytetin, i veshi botës mantelin e qetësisë.
Heshtja ra anë e mbanë.
Qyteti iu dorëzua tundimit mbështjellës së natës.
Qyteti i mbylli sytë në botën e ëndrrave të fillojë një udhëtim të ri.

Njerëzit frymën e ndalën e yjet përshendetën. 
Yjet u ndezën edhe sot, si çdo natë. 


Edhe hëna doli sot për shëtitjen e saj të përnatshme në zemrat e poetëve, e pajisur me pluhurin e saj magjepsës... e si çdo natë vargje t'reja frymëzon, për çdo ëndërr e çdo çast.

Duket kjo natë si e njëjta natë, si çdo natë,... por është ajo natë.

Ajo natë, ku muzikës së notave, një tjetër melodi zemre vendin i ka zënë.
Emocione t'mbledhura grushtë... e dridhje të mbysin fjalët, heshtja ...ah as heshtja nuk flet.

Sytë, po sytë flasin, gjithmonë flasin.
Ata sytë e tu llafazanë. :)))
Zërin tënd nuk e dëgjon sot, zërin tënd e dëgjojmë ne prej kohësh.
Dëgjoje edhe ti! :)

Ule ulërimën e frikës, tunde dorën drejt hapsirave, largo ndjenjat e këqia, fshij kujtimet dhe ajrin e mbrëmjes së sapolindur, duaje, shijoje, dashuroje.

Përqafoje hënën, yjet mbaji dëshmitar, heshjtes jepi fjalë, emocioneve jepu jetë.
Sot është ajo nata.
Duaje dhe shkruaje.
Duaje dhe kujtoje.
Thjeshtë duaje!

Ps. Është ajo nata, lërë shpirtin të flasë! :)


© Erjola Kola

3 comments:

  1. sigurisht esht nje nate e vecante ashtu sikurse cdo nate qe mbas disa kohesh do te kujtohet si me e vecanta :P .....ti e ben te vecante ket nate per mua ,je embelsira e shpirtit ,te embelson aq kendshem me keto fjale sa nuk rri dot pa e lexuar dhe pa te kompletuar ty ,T.K.XH <3 (E)

    ReplyDelete
  2. Faleminderit Dr Ellen që ma ktheve ish të dashurin tim me magjitë dhe magjinë tënde të fuqishme, nuk e kisha menduar kurrë se do të isha përsëri me të, por falë teje, ai u kthye dhe më do edhe më shumë. Nëse lidhja ose martesa juaj po vuan, kontaktoni Dr Ellen përmes WhatsApp: +2349074881619

    ReplyDelete