03 November 2012

Hape dritaren, le të hyjë dielli.

Jeta jote meriton pak dritë dhe shkëlqim.
Asgjë nuk po ecën siç do, nuk ka problem, vazhdo këmbëngul.
Nuk arrin të buzëqeshësh më, nuk ka problem, provo përsëri.

Je bërë pesimiste, nuk prish punë, ndërro mendimet në pozitive.
E sheh botën gri, nuk ka gjë, bli ngjyra të reja për të ngjyrosur ditën tënde.

Asnjëherë nuk është vonë, të nisësh një rruge të re, me një qëllim të ri, me plot ëndrra të vjetra dhe me shumë dëshirë për një fund ndryshe.
Asnjëherë nuk është vonë t'i falësh veten mundësinë të vazhdojë të buzëqeshi.

Mos lejo që një vetëtimë, të të prish ekuilibrin në qiellin tënd.
Mos lejo që era e lajmeve jo të mira, të të trondisi retë dhe diellin të ta mbulojë.
Mos i lejo vetes të dorëzohet, e struket diku në një cep, e friksuar dhe pesimiste se tashmë nuk ka më asnjë rrugë tjetër.
Mos lejo të bëhesh e ''dobët'' nga realiteti, por zgjohu dhe përballoje.

Rrugë të tjera ka plot, kur na jepet mundësia, nuk duhet të tërhiqemi.

Jeta është e bukur dhe ne jemi të fortë ta jetojmë atë, në maksimum.
Me një gomë fshije mërzinë dhe pluhurin e saj hidhe në ajër.

Hapeni dritaren të hyjë dielli në dhomën tuaj.
Hapeni dritaren të hyjë drita e re në ditën tuaj.
Hapeni dritaren për një fllad të ri ndryshimesh në jetën tuaj.

…. dhe mos harroni të buzëqeshni....


© Erjola Kola

No comments:

Post a Comment