29 October 2012

Ti.

E ke menduar ndonjëherë si do të jetë dita, kur ne të dy nuk do të flasim më?
-Nuk ka për të ardhur.

E ke menduar ndonjëherë si do të jetë dita, kur në të dy të mos të shihemi më në sy?
– Nuk ka për të ndodhur.

E ke menduar si do jetë dita, kur miqësia jonë të kapërdihet nga velloja e mërzisë dhe urrejtjes?
– Asnjëherë.
E ke menduar si do jetë ajo ndjenja e keqe e hidhur që do tresë ëmbëlsinë e bisedave tona?
– Nuk e mendoj.

E ke menduar ndonjëherë si mund të mësosh të mos falësh?
– Unë fal.

E ke menduar ndonjëherë si është të më mbash inat përherë?
– Ty jo.

E ke menduar si do të jetë ajo ndjenja, kur të mbledhim buzët në kujtimin e njeri-tjetrit?
– Jo ne.

E ke menduar, si do të jetë të më marrësh inat dhe të ndërrosh muhabet kur flitet për mua?
– Jo unë.

E ke menduar si do të jetë mungësa e fjalëve, heshtja, largësia jonë?
– Nuk ka arsye.

E ke menduar si do jetë dita kur bisedave të qeta, t'i zërë vendin heshtja e largësisë?
– S'do të vijë.

E ke menduar si do jetë dita kur të pres një urim tëndin dhe ti ta harrosh?
– Unë nuk harroj.

E ke menduar si do jetë casti kur të shihemi në sy dhe të largosh sytë sikur nuk më njeh?
– Unë jo.

E ke menduar si do jetë të qëndrosh para meje dhe të jemi dy të huaj?!

Dhe kështu, gjersa një ditë, të na thote jeta ne: Harro!
Do të mbesim anonim, do të jemi ne përemra,
Une "Ai" dhe ti "Ajo". (T. Keko)


P.S. Nuk do të vijë, asnjëherë, nuk do e lejojmë!

© Erjola Kola

1 comment:

  1. Une per vete kam menduar vetem diten kur do te takoj ty ,ajo dite do jete ndryshe e mbushur me buzeqeshje eh jo mendoj se do jet e mbushur me lot gezimi me shikime pa fjale se fjale shum te kam dhen ..:P dua vetem te te shikoj dhe te degjoj live ,,,,besoj se nuk do ngopem duke te te pare edhe pse te kam pare ne foto live gjithcka esht ndryshe se ti te sheron me ate embelsin tende qe rrezaton vetem buzeqeshje .(e)

    ReplyDelete