Një ditar virtual, përmbledhës grimcash përditshmërie, një buqetë mendimesh optimiste dhe buzëqeshjesh, një copëz unë. :)
03 October 2012
Më fal një buzëqeshje.
Lëre shiun të bjerë... ai do të pushojë një ditë.
Mos u mërzit se re të zeza e mbuluan ditën tënde. Një erë e lehtë do t'i trembë dhe ato.
Le të jetë një ditë gri, ajo do të ndryshojë... asnjë gjë nuk zgjat përgjithmonë.
Hap dritaren dhe lejo që energjia pozitive të të pushtojë.
Një erë e re qetësie, do të rrëmbejë zemrën … dhe mendja do të ketë vend, vetëm për mendime optimiste.
Stresin, mërzitjen, shqetësimet lëri të lira të fluturojnë jashtë dritares tënde... dhe ti fillo të buzëqeshësh.
Ngjyrat do të pushtojnë jetën tënde.
Buzëqeshja do të jetë mbretëresha e ditëve të tua.
Çdo fillim e ka një fund.
Çdo humbje, një fitore.
Çdo rënie,një ngritje.
Çdo lot i derdhur, një buzëqeshje të shndritshme të gatshme për tu ndezur.
Një ditë e re po vjen, e ndjen? ... Buzëqeshi asaj!
Më fal një buzëqeshje!
© Erjola Kola
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
per ty mjaft buzeqeshje ^_^ :D :) :*
ReplyDelete