-Mirëmbrëma
-Aty je?
-Jo doja të dija, nëse je ende aty?
-Doja të dija, nëse ke ikur dhe më duhet të të kërkoj ?!
-Doja të dija, si të shkoi dita sot?
-Doja të dija, a u lodhe?
-Doja të dija, a je mërzitur?
-Doja të dija, a ke buzëqeshur?
-Doja të dija, a doli dielli sot?
....Ama.....
-Doja të dije që jam këtu..!
-Doja të dije që kur të kthesh kokën pas, jam këtu...jam ende këtu...nuk largohem...
-Doja të dije, që më pëlqejnë njerëzit e buzëqeshur dhe ti je i tillë...
-Doja të dije, që nuk më pëlqen mërzia...
-Doja të dije, që mund të mbështetesh tek unë gjithmonë...
-Doja të dije që nuk je asnjëherë vetëm...
-Doja të dije, që dua të jesh i lumtur...
.....Po ikën?!....
-Epo mirë ...por... mos i harro ato që të thashë.
(Të them diçka ne vesh: ''Mos harro të buzëqeshësh'' dhe kur të më kujtosh mua, kujto buzëqeshjen)
-Ik tani,!
- Hmmm...ah po...
''Natën e mirë..!''
© Erjola Kola
VIDEO:
mua kjo me pelqen shum ...le qe ku ke shkrim ti qe mos te me pelqej mua ,apo nuk i pershtat kendshem me muziken je mjaft e vecante t.k.xh.....(E)
ReplyDeleteXhan dhe Erjola shume ty :)
Delete