Ajo.
E ulur atje në cepin e dhomës.
Errësirë.
E dalloj është strukur e frikësuar... e përmalluar... vetëm.
Arrij ta shquaj në errësirë lotin si ndriçon.
Ajo.
E vetme me kujtimet thellë në shpirt përqafuar.
Me lotët që faqeve rrjedhin për tu puthur me buzët e kuqe që dridhen.
Me krahët e saj përqafuar.
Me rrahjet e zemrës që në gjithë dhomën dëgjoheshin.
Flokët lëshuar shkujdesur supeve... ajo … e ndiente nuk ishte më ajo.
Ajo që nuk ishte ajo, që kur fshihej pas mureve të dhomës së saj, gjithçka merrte emër tjetër, formë tjetër.... ngjyra të tjera.
Ato katër mure ishin miqtë e saj të zemrës.
Dinin sekrete e kishin fshehur lot e dhimbje si askush tjetër më parë.
Ata dinin të heshtnin, të jehonin me klithmat e saj të frikësuara, të qëndronin të fortë edhe pas goditjeve të sfilitura që grushtonte ajo.
Ajo.
Vajza e fortë që ju dorëzua lotëve dhe frikës... të paktën për sot, për pak, për shumë pak.
Me vetminë dhe frikën përqafuar po qante sot për ëndrrat e saj të mbetura ëndrra... të shkatërruara e harruara nga koha.
I lejonte vetes sot një dorëzim, një dobësi... lot, frikë, pafuqi, vetmi dhe mall... shumë mall.
Ajo që di të ngrihet...
E shoh prapë.
Nuk u dorëzua, me forca të reja po ngrihet... :)
Më mëngët e bluzës së kuqe fshiu lotët dhe ju drejtua pasqyrës së madhe në murin ngjitur.
Shikonte veten në pasqyrë dhe mundimshëm buzëqeshi.
Me dorë rregulloi flokët, pastroi sytë nga mbeturinat e lotëve të fundit dhe vendosi pak krem në fytyrë.
E pashë dhe heshta...!
-''Më lejohet të dorëzohem e te ndjehem e dobët. Edhe unë kam gjak, kam zemër, kam shumë frikë. Sa nevojë ke për 5- minutëshin tënd të lotëve dhe vuajtjes … ndonjëherë.
Ke më shumë dëshirë të rifillosh...''
*Qesha, kishte të drejtë... lotët na kthjelltësojnë sytë që të shohim më qartë jetën e mrekullueshme që na rrethon.
Me sytë e hapur mund të dallojmë çdo mrekulli.
Me zemër të çliruar nga vuajtjët mund t'i gëzohemi më shumë lumturisë... mrekullisë... dashurisë.
Nuk mbajmë peshën e botës mbi shpatulla, e rënd mjaftueshëm është pesha e mundimeve tona.
T'i lejojmë vetes kohën që dëshiron për të qenë më e fort... e të pranojmë që do buzëqeshim, atëherë kur zemra dëshiron vërtet të buzëqesh... pavarsisht gjithçkaje dhe gjithkujt...
Buzëqesh pra me gjithë zemër!
Brenda në një buzëqeshje fshihen më të bukurat kujtime dhe harrohen vuajtjet... :)*
© Erjola Kola
No comments:
Post a Comment