24 October 2012

Mëso të buzëqeshësh.

Të dukem një optimiste e marrë?
Apo mendon që nuk jetoj me këmbët në tokë?
Mos ndoshta alegria ime e pamasë të duket një maskë?
Me siguri mendon se janë të shtirura buzëqeshjet që dhuroj?
E çdo fjalë e mirë dhe e ëmbël është thjeshtë një zbukurim pa ndjenja?
JO.
Unë kam mësuar të buzëqesh me sy, me buzë , me zemër dhe me shpirt.
Unë buzëqesh me gjithë qënien time....dhe a e di pse?
Sepse ndjehem mirë...shumë mirë madje.
Sepse ndjehem e gjallë e plotë jetë, në çdo ditë të re që më dhurohet të jetoj.
Nuk jam lodhur së ecuri me pengesat e jetës në krahë, herë më kanë kaluar ato...e herë kam vrapuar unë më shpejt.
Jemi ndeshur rrugicave të ngushta kush e kush të dalë më parë, drejt dritës.
Ditëve me shi kemi numëruar çdo pikë shiu që na prekte zemrën dhe kemi lënë ndonjë lot të lirë të binte...fundja askush nuk na shihte.
Ditëve me diell,i jemi gëzuar çdo rrezeje dhe kemi fluturuar krahëhhapur drejt prëndimeve te zjarrta.
Sa herë që ndjehesh i dobët në vrapin tënd të përditshëm me jetën, dil përpara pasqyrës dhe vështroje me syrin kritik njeriun që sheh atje.
A nuk mendon se ai meriton gjithë lumturinë e botës?
A nuk mendon se një buzëqeshje e ëmbël i shkëlqen fuqishëm sytë?
E ndjen zemrën të rrahi me forcë kur mendon për Lumturinë?
Mos ki frikë nga askush dhe asgjë....i vetmi njeri që ka në dorë lumturinë tëndë është ai përtëj pasqyrës.

Mendo mendime pozitive dhe:

1......2....3.....4.......5..............6..........7...............8............9............10.....

-Buzët hapen majtas-djathtas, derisa të shohësh bardhësinë e dhëmbëve të tu.
-Në shpirt ndizet drita jeshile e një buzëqeshje të fortë.
-Ngriji sytë dhe vështroje, veprën tënde.
-Shkëlqimi në sy, buzëqeshja e shkëlqyeshme veshur mbi buzë, një zemër e qetë, një kujtesë ë mbushur me mendime të mira....një hap më afër lumturisë së shpirtit.

Kujto këto fjalë sa herë ndjehesh pesimist dhe jeta nuk të ecën siç do.
Kërko njeriun në pasqyrë dhe fali atij një buzëqeshje....ai do të ta kthejë gjithmonë.

Ps. Mos harroni të buzëqeshni....ose më mirë...filloni të buzëqeshni dhe t'i jepni të tjera ngjyra jetës suaj.

Krijoni ylberin tuaj! :)


© Erjola Kola

No comments:

Post a Comment