25 October 2012

Mos më dhuro nesër mimoza. :)

Jo nesër mos hajde me lule dhe çokollata në duar të më urosh për festën e gruas, nënës, motrës.
Ti nesër mos u kujto që ekzistoj dhe meritoj të festoj, të festohem.

Unë jam femër çdo ditë, ndaj çdo ditë meritoj dashuri dhe respekt.
Çdo ditë meritoj lule dhe çokollata.
Unë jam çdo ditë këtu, përpara syve të tu dhe nuk më sheh. :)
Jam çdo ditë këtu me problemet dhe hallet e mia.
Jam çdo ditë këtu e buzëqeshur përpara syve të tu dhe bota të duket në rregull.
Jam këtu çdo ditë duke dëgjuar ankesat e tua e duke të të ngushëlluar që gjithçka do të bëhet më mirë.
Jam çdo ditë dhimbja jote e kokës nga të folurit pa pushim.
Jam edhe aritmia e zemrës tënde sa herë pranë më ke.
E di jam shkaku që dy fjali të sakta s'i thua dot kur në sy më sheh.
E di që jam edhe buzëqeshja jote.
Jam njeriu që ke më shumë inat, sepse kështu apo ashtu, në këtë mënyrë apo në atë tjetrën përpara meje ti zbutesh. :)
Nga sytë e mi ti buzëqesh. :)
Jam edhe AJO që si ''shtrigë'' parashikon lëvizjet e tua.
Ajo që të lexon mendimet dhe te njeh veprimet.
Jam ajo që të tremb me mendimet e mia dhe të çmend në debate pafund.
Unë jam e tillë çdo ditë.
Jam lule, që çdo ditë lulëzon... mos më shiko vetëm në pranverë.
Unë nuk kam vetëm 8 mars, unë kam 365 ditë kur mund të më festosh.
Ah mos harro gjithmonë dukem mirë, flokët janë në rregull, kam veshur fustanin e duhur dhe më rri shkëlqyer. :D

Më festo çdo ditë! :)))
Befasomë çdo ditë,
Duamë çdo ditë.
Respektomë se jam femër. :)))

Megjithatë ma dhuro një lule, e meritoj. ♥


© Erjola Kola (Shkruar më 7 mars 2012)

No comments:

Post a Comment