12 April 2013

Më ka harruar lumturia.

S'di çfarë shije ka, nuk mbaj mend me çfarë ngjyrash vishej e çfarë arome përhapte në ajër.
Nuk e di më si t'i shkëlqente sytë dhe buzët flakësh t'i ndizte.
Lumturia?
Ajo shtrohej në sofrën time gjatë e gjerë dhe më përkëdhelte krahët me mirësi. E shikoja dhe falenderoja për gjithçka që më rrethonte.
E falenderoja për rrezen e parë të mëngjesit që më puthte qerpikët e përgjumur dhe për shigjetën e parë të hënës, që çante qiellin e zymtë të natës.
E falenderoja për kafenë e mëngjesit e për çajin e darkës.
Isha mirënjohëse për njerëzit që kisha pranë dhe për ata që kisha në mendime.
E falenderoja për vetminë dhe për shoqërinë.
Unë e përkëdhelura e fatit.... e po atij fati që herë pas here adhuronte të tundte themelet e të më rrëzonte në shkallët e fillimit.
E unë që e urrej dorëzimin, kapesha me thonj në çdo rreze shprese e me të njëjtën buzëqeshje force rikthehesha atje sipër... atje prej ku u rrëzova.
Me një buzëqeshje 32 dhëmbëshe i ngërdheshesha fatit: Urdhëro ja ka jam sërisht.
Më tundte e më shkundte e prapë qëndroja në këmbë ose e gjunjëzuar përpara tij dhe me lotët e buzëqeshur vazhdoja monologun tim: ''Unë nuk heq dorë!''.

Më ka harruar lumturia.

Jam zhytyr në betejat e mia të çdo dite, në vendimet e lehta dhe të vështira që duhen marrë, në pyetjet me dhe pa përgjigje, me gjërat madhore e me vogëlsirat e kam lënë pas dore gëzimet e vogla të çdo dite, të çdo çasti, të çdo sekondi.
Kam harruar të hap dritaren, të marrë frymë e të ndjej kraharorin tek shpërthen nga paqja e bardhësia e çdo agimi.
Kam harruar në vrapin tim të përditshëm të shikoj njerëzit dhe dëgjoj bisedat rrugëve. Kam menduar shumë për vete e kam folur veç me mendimet e mia.
E mërzitshme, bëhen monotone!

Kam harruar të vlerësoj gjithë gurët e çmuar që më ka dhuruar jeta.

Një këngë, dy vargje, një dialog, disa shaka kanë kaluar pa u ndjerë sepse në mendje bluhej diçka tjetër, diçka më e madhe, por jo më e rëndësishme!
Duke u marrë me kapësen e gjerdanit tim harrova që çdo gur i tij është po aq i vlefshëm dhe po aq burim lumturie për mua.
Duke u përpjekur që ta mbaj fort gjerdanin, harrova që çdo gur i tij shkëlqen po njësoj, qoftë i varur në qafën time, apo qoftë i vendosur mbi tavolinë.

Nuk më ka harruar lumturia, as buzëqeshja, e as fjalët.
Jam unë që i kam harruar ato!
Unë nuk dua të hap sytë e të shoh sa plot jam!
Unë nuk dua ta besoj sa me fat që jam.
Unë kapem pas grimcave që shkojnë keq dhe harroj sa gjëra kanë shkuar për mrekulli.

Jam unë që e kam harruar lumturinë... dhe më duhet ta rigjej, e të pajtohem me të.
Jam unë që duhet të shoh ngjyrat, njerëzit dhe momentet, e të mos kapem pas grimcave që në ajër avullojnë, grimcave që siç kanë ardhur dinë vetëm të shkojnë.

Nesër një ditë e re... do zgjohet e bardhë!


© Erjola Kola (e paredaktuar 15/01/2013)

2 comments:

  1. eh edhe mua me ka harruar zemer ,me ka humbur dhe nuk e di se si esht :( .....a thua do ta gjej ndonjeher ???? mbase asnjeher nuk i dihet me then te drejten ..........

    ReplyDelete
  2. Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. AGIMI, pasi i tregova per situaten time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
    * dua magjinë
    * nëse doni që ish-i juaj të kthehet
    * Ndaloni divorcin
    *thyej obsesionet
    * shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
    * magji mbrojtjeje
    *infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
    Kontaktoni Dr DAWN në emailin e tij: dawnacuna314@gmail.com
    Whatsapp: +2349046229159

    ReplyDelete