28 April 2013

Mikes ...

Oh sa re gri e kanë mbuluar ditën tënde sot!
E shoh, që ngjyrat e tjera në orët e sotme vend nuk kanë gjetur.
Mike, e di që fjalët ngelen,

E di që jo të gjitha fjalët era i merr përherë?

A thua më dëgjon kur të flas?

Unë nuk dua të të ngushëlloj apo të them vazhdo e qaj!
Unë dua që ne të dyja të rifillojmë të qeshim.

E di, e kuptoj sa e mërzitur je.

Nuk ka rëndësi sesa larg jam.

Nuk ka rëndësi se nuk të shoh në sy e zërin nuk po ta dëgjoj.
Mike unë e ndjej, që ke nevojë për një buzëqeshje.

E ndjej që dëshiron të ngjyrosësh mbrëmjen tënde

me ngjyrat që i munguan ditës.
E dashur mike, nuk jam këtu që të të fshij lotët.

Do të qajmë bashkë, do të qëndroj pranë,
të dëgjoj dhe më beso, më beso mike, do fillojmë të buzëqeshim.

A e di sa e bukur është jeta?
A e di sa njerëz ke pranë që të duan
dhe janë të gatshëm të ri-ecin me ty,
rrugëve të vjeshtës me një melodi të re, plot qetësi e mirësi.

Mike unë të jam pranë, të jam në krahë, ndaj më lejo të buzëqeshim.
Mike, më fal një buzëqeshje!
Ti nuk je vetëm! 
Ti ke miq!
Ngjyrose mbrëmjen tënde mike, unë do të të ndihmoj.

Është koha të buzëqeshim... 
Stop grisë, ne duam ngjyra!

© Erjola Kola


Fotografia nga: Lori Photography

2 comments:

  1. sa mire qe me kupton ti bukuroshe prandaj me pelqen ,un e di qe te kam afer te ndjej se nuk me ke braktisur je nje mike e vecante qe i ka shoqet e rralla te kupton edhe pse larg te ndihmon me nje fjale te mire te bukur si je dhe vet ti ,FLM MIKJA IME (E)

    ReplyDelete
  2. Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. AGIMI, pasi i tregova per situaten time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
    * dua magjinë
    * nëse doni që ish-i juaj të kthehet
    * Ndaloni divorcin
    *thyej obsesionet
    * shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
    * magji mbrojtjeje
    *infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
    Kontaktoni Dr DAWN në emailin e tij: dawnacuna314@gmail.com
    Whatsapp: +2349046229159

    ReplyDelete