31 May 2013

Kot. Pa Arsye...!!!

-Je merzitur?
-Po.
-Ti po qan?
-Po.
-Pse?
-S' e di.
-Si nuk e di?!
-Kot. Pa Arsye...!

Pa Arsye?

Dil serish para pasqyres.
Shikoje veten tende dhe thuame?
Te pelqen ta shohesh veten me lot ne sy?
Te pelqejne syte e nxire, e te enjtur?
Te pelqen te te mungoje drita ne sy, te jene te ftohte, pa shprese, pa kuraje, te trishte?
Te pelqen te shohesh cepat e buzeve varur, nje pellembe ne ngjyren gri te trishtimit dhe pa force, pa deshire sa te thone nje fjale?
Te pelqen te shohesh zemren si te hidhet ne kraharor perpjete, por jo nga gezimi?
Te pelqen kjo pamje?

E do veten keshtu?

Jane mendimet, kujtimet, ndjenjat ato qe te shoqerojne cdo moment, ti je ende skllav i tyre dhe asgje nuk eshte nen-kontrollin tend.
Ti je skllav i se shkuares, ke humbur forcen te mposhtesh te tashmen dhe shpresa per te ardhmen nuk ekziston per ty!
Ti ke frike nga vetja.
Te tremb forca e saj dhe e injoron!

E shikon ne dhome nuk eshte asnje tjeter je vetem ti, me mendimet dhe kujtimet e tua.
Kur do t'u japesh urdher te heshtin dhe te marresh TI nen kontroll frenat e jetes tende.

Je i gatshem te rifillosh?!

Mos ki frike, askush nuk ka qene i forte, askush nuk ka lindur i tille, as une, as ti... asnje.
Por jeta te ben te forte... e di ka renie te fuqishme ne jete; kur ti mendon i ke ngjitur shkallet ku ndihesh mire, per nje vendosje keq te kembes, rreshket dhe rrokullisesh shkalleve dhe bie ne fundin e tyre atje nga ishe nisur.

Shume dorezohen, kthehen pas... kane frike te hipin serish, deri ne fundin e shkalleve.
Do dorezohesh? Te trembi renia dhe gervishtjet ne gju?
Te trembi rrokullisja, apo ke frike nga te carat e shkalleve, mos pengohesh dhe vritesh prape?

Ngrihu!
Leri. ''Kot. Pa Arsye...!''

Ti je i forte. Nuk e di ende kete, me siguri.

Buzeqeshi atij njeriut pas pasqyre, e me thuaj c'mendon?

A nuk te pelqen me shume vetja kur je i buzëqeshur?
Buzeqesh....kot ...pa arsye...?!

Kapu fort pas cdo grimce pozitive qe ndesh ne ajer dhe mos iu ndaj.

Ngjiti shkallet serish, surpriza te reja te presin.
Mos ki frike te fillosh... nga fillimi.

Filloje fillimin e ri me nje: BUZEQESHJE.


© Erjola Kola

21 May 2013

Do të doja...

Sa do doja të shihje me sytë e mi..
Do doja të mbyllje të tutë sy dhe me sytë e mi në madhështinë e pranverës të humbje.
Të ulesh pranë meje dhe botën njësoj ta shikojmë., në të njëjtin drejtim me të njëjtin horizont të dy.
Sikur të shohësh të njëjtat ngjyra... të dashurohesh me lulet, pranverën, gjelbërimin si unë.
Sa do doja të shihje rrezet e diellit me të njëjtën buzëqeshje ngjitëse, më të njëjtën magjepsje.
Do të doja të kërceje me tingujt e gëzueshëm të rilindjes së jetës me mua përqafuar.

Të ndjeje si dridhet shpirti kur lehtas flladi pranveror e përkëdhel, të përhumbje mes aromave dehëse e si i çmendur, i hipnotizuar të kërkoje prapë sytë e mi tek shihin të tutë... e ëmbël shpirti me sy të buzëqeshte.

Me të miat fjalë do doja të flisje, t'i japësh botës tënde të njëjtat ngjyra si unë times.
Të besosh në optimizëm, në jetë e në buzëqeshje.
Të besosh në ringritje, në dashuri e lumturi.
Të besosh në nesër e në pranverë pavarisht një të sotme gri e një dimri të acartë.
Të duash lindjen e diellit e t'i buzëqeshësh ëmbël edhe perëndimit të tij.
Të gjesh mes fjalëve të mia, forcën të vazhdosh, e kurrë të mos dorëzohesh.

Fol të lutem me fjalët e mia, do më njohësh mua më shumë mes tyre, do gjesh grimcat e shpirtit tim në çdo tingull e në çdo fjali zëri im do të shoqërojë.
Të ndjesh që shpirti yt flet fjalët e shpirtit tim e bashkë të magjepsur me ëmbëlsitë e ditës drejt perëndimit të shkojmë.

Dëgjoji tingujt e ëmbël që ditën të shoqërojnë.
Përhumbu mes aromave, cicërimave, vallëzo, këndo, buzëqesh dhe jeto çdo sekondë, çdo minutë deri në perëndim.

Pastaj ëndërro!

Mos harro të shohësh edhe ti të njëjtën ëndërr.
Një ëndërr me ngjyra, me dritë, me poezi e muzikë plot optimizëm, kurajo e buzëqeshje.
Do doja ta thurrje ëndrrën më të njëjtat fije të arta, e me të njëjtën fjongo të kuqe ta pranoje dhuratën e çdo nate plot dashuri.
Do doja të kishtë pjesëza shpirti ajo ëndërr dhe në çdo copëz të dalloja ku je ti.
Do doja të shihja mes ëndrrës si je ti!

Mendo diçka të bukur dhe do të jetë, atë natë ëndrra më e bukur që ke parë... do të jetë ëndrra ime e buzëqeshur për ty.

...jeta nis me lindjen e diellit... perëndimi i tij është pushimi për të nisur nesër një tjetër copëz jetë të qëndisur me ëndrrat e natës...



© Erjola Kola (mars 2012)

19 May 2013

Sot do të tregoj se ku gjendet forca jote.

Pershendetje mik.
E di, qe ndonjehere te duket sikur ke humbur rrugicave te erreta
dhe shpresa e optimizmi te duken fjale te huaja
dhe buzeqeshja ka humbur rrugen per te ardhur
qe shpirtin tend ta ndeze ne mijera grimca lumturie.
E di qe ndonjehere ngjyra e vetme qe mund te dallosh eshte grija.
E di qe ndonjehere te mungon dhe cadra dhe te njom cdo pike shiu e te godet sikur te godasin me gur.
E di qe ndonjehere te duket sikur nje re e zeze shiu te ndjek, te perndjek.
E di qe ndonjehere zgjat doren ne ajer, me shpresen se do jete diku nje dore tjeter
qe do te terheqi te dalesh nga erresira.
E di qe ndonjehere je lodhur aq shume se kerkuari qetesi dhe duke gjetur rremuje e kaos.
E di qe ndonjehere qendron para pasqyres dhe nuk e njeh apo do te ndryshosh ate qe sheh.
E di qe ndonjehere ti pret, pret te jete dikush ai qe te te ndihmoje dhe hap syte.
Je gabim mik.

Ti kerkon qe dikush te te nxjerre nga erresira ku je futur ( a te kane futur).
Kerkon qe te jete nje ''Ai.'' , nje ''Ajo.'', qe do te udheheqi drejt qetesise.

Dil edhe njehere para pasqyres, dua te te tregoj dicka dhe fiksoje.

E sheh ate atje perballe teje.
Ai je ti. Ai eshte forca jote!
Buzeqeshi!
E shikon te kthen buzeqeshjen.
Shikoje me inat!
E shikon, edhe ai i vrenjti vetullat.
Buzeqeshi serish.
Ai atje pertej pasqyres te buzeqesh serish, me po te njejten FORCE si edhe ti!

E harrojme shpesh se brenda nesh fshihet forca e nje vullkani ne shperthim
dhe perhere kerkojme nje grep ku te kapemi
dhe te na nxjerre nga labirinti ku jemi futur,
te na ndeze nje drite qe te mos ecim ne erresire.

Forca je ti, ne zemren tende eshte forca qe ti kerkon, aty e fshehur qe pret buzeqeshjen dhe deshiren tende, per te vazhduar dhe rifilluar.
Mos bjere pre e trishtimit se ndonjehere ke ngelur vetem pa dike qe te te perkrahe.
Kemi nevoje per njerez eshte e vertete, por kemi me shume nevoje per besim ne vetvete edhe ne forcat tona.
Kemi nevoje per me shume dashuri per veten tone, te na dhembi cdo lot dhe te na gezoje cdo buzeqeshje e jona, te germojme thelle ne shpirt e ne zemer dhe te ringjallim pishtarin e optimizmit, qe here-here shuhet nga lotet e dhimbjes.

Une besoj tek UNE.



© Erjola Kola

16 May 2013

Të kesh frikë të kërkosh lumturinë.

A është normale të ndjesh pasiguri në hapat që hedh?
A është normale të ndjesh se je e vetme që lufton kundra botës?
A është normale të të trembin ndryshimet?
A është normale të kesh frikë?

Sa të lodhin këto mendime... për më tepër kur je lodhur së vrapuari në kërkim të ëndrrës, për tu realizuar... ne kërkim të qetësisë dhe lumturise... ne kerkim te jetës...
Se ështe shumë e lehtë të friksohesh, të ikësh të heqësh dorë....por ….nëse qëndron... e dëshiron të luftosh... por nëse dëshiron të kthesh përmbys atë që presin nga ty...??
Se është e lehtë të kthesh krahët e të kërkosh t'i largohesh realitetit pa u përballur aspak me atë.

Gjëra të lehta ka shumë dhe duan t'i bëjnë të gjithë... po atëherë askush nuk do rrezikojë?

A të lejon realiteti të shkëputesh kaq lehtë prej tij, a thua nuk ka ndodhur kurrë asnjë gjë....?

Të mblidhen ne fyt të gjitha përjetimet e mira dhe të këqia...
Të mblidhet nje pesimizëm në ditën tënde që të pengon të hedhësh hapa të tjerë, thjeshtë ngel në vend...
Humbet besimin e kurajon që ke pasur, nga frika e vetme për të perballuar frikën tënde me emrin e bukur ''Realitet''.
E lë edhe buzëqeshjen e shpresën jetime rrugëve... i humbet, i rrëzon... e nuk di më ku t'i kërkosh e gjesh!
Sa e lehtë është të ulesh këmbëkryq e të presësh të bien të mirat nga qielli... a thua se kemi një zbatim të ligjeve Njuton-iane.
Sa e lehtë është të besh hije pa lëvizur këmbë e duar, per t'i dhënë edhe veprim e jetë asaj hije te vdekur.

Kundra-rryme...

Duhet të luftosh.
Të bëhesh gati të luftosh betejën tënde.
Të bëhesh gati të mos të hedh tutje frika jote, e të strukesh në në cep i vetmuar.
Të bëhesh gati të luftosh kundra mullinjve të erës, me shpresën se nuk je një Don Kishot i çmendur, por një njeri që lufton për jetën e tij, për të ardhmen e tij, për ëndrrat e tij.
Dhe si gjithmonë, në luftën në kërkim të përgjigjeve... mbizotëron e njëjta pyetje:

''Ku është lumturia? ''
Kur të hapësh syte, të njohësh e pranosh frikën tende...do arrish të gjesh edhe përgjigjen e kësaj pyetjeje....
Lumturia je ti, dita jote, nata jote.
Lumturia është një mëngjes pranveror i ngrohtë... një erë ë ftohtë dimri të acartë.
Lumturia gjendet në njerëz, në detaje, në momente, në kujtime.
Lumturia është një buzëqeshje, një këngë, një melodi, pak vargje dhe shumë dashuri.
Lumturia është aty... hapi sytë dhë zemrën për ta parë... dhe ndjerë....!

© Erjola Kola

14 May 2013

E dashur vete...

Pse dorëzohesh tani?
Shtrëngo dhëmbët, mbylli sytë dhe ec në rrugën tënde.
Nuk janë lotët që do të sjellin stuhinë në jetën tënde.
Nuk janë lotët që do të përmbysin të sotmen.

Nëse nuk do ta shohësh botën, mbylli sytë dhe mos e shiko.
Nëse nuk do të të shohin të mërzitur, buzëqesh gjithmonë.

E dashur vete...
Zgjohu... merr jetën tënde në dorë dhe fillo të ecësh rrugëve të reja.
Mos harro të kthehesh pas, për të marrë me vete atë që të duket më e mirë.
Mos harro të hedhësh pas, atë që nuk dëshiron të marrësh me vete.

E dashur vete...
Jemi vetëm ne të dyja, si gjithmonë ... si përherë ... në luftë kundër të gjitha pengesave që do të na dalin përpara.
Jemi të dyja duke mbajtur njëra-tjetrën, në çdo rënie nga shkallët e jetës.

E dashur vete...
Rifillo të buzëqeshësh... bëje për mua.

E dashur vete...
Fillo të ecësh... duhet të ecësh... ke shumë qëllime përpara që të presin.

E dashur vete...
Ngrihu e fillo te ecesh.

E dashur vete....
Mos harro Buzëqeshjen! ... Do të na duhet, rrugës...

© Erjola Kola

12 May 2013

Do të bëhet më mirë.

Je në mesin e një stuhie dhe nuk di a do të dalësh dot prej saj.

Çadra nuk të mbulon më nga të vërtetat e dhimbshme, nga gënjeshtrat e pashmangshme, nga njerëzit, nga fjalët e thëna e të pathëna.
Çadra, të ka lënë të vetëm nën rrëmbimin e shiut.
Vorbulla e ujit, vorbulla e mendimeve, vorbulla e fjalëve, vorbulla e njerëzve dhe diku aty në mes të rrëmujës TI.

Një erë ndryshimesh po turbullon ditën tënde.
Stuhi ndjenjash, apo shiu?
Turbullim mendimesh, apo është thjesht era?
Një nga ato ditët, kur i ulur këmbëkryq me mendimet e tua, ende pyet veten... a ishte? … a kishte?...

E vërtetë vetëm për mua dhe sytë e mi, apo e panë të gjithë.
Të gris faqet e përjetuara e të filloj të shkruajë të reja, të kërkoj fajtorët t'i dënoj, apo t'iu kthej kurrizin gënjeshtrave e gënjeshtarëve e në rrugën time të eci.
Merr nje gomë e me dashuri fshij momentet ku lapsi i historisë ka bërë shkarravina në kapitujt e jetës tënde.
Me shumë durim, ulu e rindërtoje të sotmen tënde me personazhet që do të kesh pjesë të saj.

Ndërto konturet e një pikture të re dhe pergatitu për sukseset e reja, që do të pushtojnë të përditshmen tënde.

Fal, por mos harro, kjo është motua ime!
Gjithçka do të bëhet më mirë, nuk ka si të jetë ndryshe.

Dielli e gjen rrugën të shigjetojë zemrën tënde edhe në qoftë i fshehur pas reve të errëta të një stuhie.
Mos harro buzëqeshjen dhe dëshirën e mirë për të qenë ti.
Botën nuk mund t'a ndryshosh, as njerëzit largoje nga vetja të pavlerën dhe ngjyros një ditë të re, me buzëqeshjen e stampuar mbi buzë.

Gjithçka do të bëhet më mirë, akoma më mirë.

Shpresoj dhe besoj! 

© Erjola Kola

11 May 2013

Çoroditur...

Rrezja e diellit përkëdheli qerpikët në sytë e përgjumur për të më zgjuar...

(një natë më parë)
Ishte një natë e gjatë, shumë e gjatë dhe pa gjumë.
Një nga ato netët kur numëron sekondë më sekondë në pritje të lindjes së diëllit.
Një natë aq e zhurmshme, kur ty të mbyt qetësia, heshtja dhe vetmia në përpëlitje frike.
Një natë as e ulur, as e shtrirë e përqafuar me dridhjet e një shpirti të përgjysmuar.
Kaq gri dhe të frikshme dëgjoheshin zërat e njerëzve që ktheheshin në mëngjes në shtëpi.
Ndërkohë... akrepat e orës kërcenin një tango të ngadaltë... drejt zbardhjes së ditës.

(dita erdhi)
Mëngjesi më gjeti të zgjuar.
Rrezet e diellit vetëm sa më kujtuan që dita e re zbardhi, e mua po më priste.
Një mbyllje sysh për dikë, sillte natën. Çelja e syve, ndizte dritën...


Çfarë është jeta? Mendime lëmsh, që të shoqërojnë në netët e vetmisë dhe frikës së madhe.

Tmerri që të mbulon në natën e zezë dhe numërimi i sekondave... me dëshirën të ketë një tjetër zbardhje drite.
Me dëshirën të të përkëdhelen sërisht qerpikët dhe buzët me ngrohtësinë e puthjeve diellore të zgjohen.
Pagjumësia e frikshme, përpëlitjet e një shpirti bosh!

Dashuria e madhe për ditën...
Kjo është jeta, dritë, ditë, ngjyra, dashuri... jetë.
Jeta është buzëqeshje, bardhësi... ështe e vetmja jona mrekulli e dhuruar.
Në netët gri arrijmë ta shohim në fundin e tunelit dritën tonë të shpresës, mrekullinë tonë jetë që na thërret.
Me thonj shtrënguar fort pas dritës doo e përballoj natën... sado e errët ardhtë ajo.


(prapë natë)
Dielli e braktisi qiellin, errësira do mbretërojë sërisht...
Të lutem ji e bardhë sonte...
Lejomë të ëndërroj dhe mëngjesi të më zgjojë mes përqafimeve të ngrohta diellore.

Më lër të fle...


© Erjola Kola