14 May 2013

E dashur vete...

Pse dorëzohesh tani?
Shtrëngo dhëmbët, mbylli sytë dhe ec në rrugën tënde.
Nuk janë lotët që do të sjellin stuhinë në jetën tënde.
Nuk janë lotët që do të përmbysin të sotmen.

Nëse nuk do ta shohësh botën, mbylli sytë dhe mos e shiko.
Nëse nuk do të të shohin të mërzitur, buzëqesh gjithmonë.

E dashur vete...
Zgjohu... merr jetën tënde në dorë dhe fillo të ecësh rrugëve të reja.
Mos harro të kthehesh pas, për të marrë me vete atë që të duket më e mirë.
Mos harro të hedhësh pas, atë që nuk dëshiron të marrësh me vete.

E dashur vete...
Jemi vetëm ne të dyja, si gjithmonë ... si përherë ... në luftë kundër të gjitha pengesave që do të na dalin përpara.
Jemi të dyja duke mbajtur njëra-tjetrën, në çdo rënie nga shkallët e jetës.

E dashur vete...
Rifillo të buzëqeshësh... bëje për mua.

E dashur vete...
Fillo të ecësh... duhet të ecësh... ke shumë qëllime përpara që të presin.

E dashur vete...
Ngrihu e fillo te ecesh.

E dashur vete....
Mos harro Buzëqeshjen! ... Do të na duhet, rrugës...

© Erjola Kola

2 comments:

  1. a thua do me nje degjoj dhe mua ajo ? ,mua me duket se esht ajo qe me thot mua po un nuk arrij ta degjoj se veshet e zemres jane te mbyllur semundja ben te veten ......:(

    ReplyDelete