-Po.
-Ti po qan?
-Po.
-Pse?
-S' e di.
-Si nuk e di?!
-Kot. Pa Arsye...!
Pa Arsye?
Dil serish para pasqyres.
Shikoje veten tende dhe thuame?
Te pelqen ta shohesh veten me lot ne sy?
Te pelqejne syte e nxire, e te enjtur?
Te pelqen te te mungoje drita ne sy, te jene te ftohte, pa shprese, pa kuraje, te trishte?
Te pelqen te shohesh cepat e buzeve varur, nje pellembe ne ngjyren gri te trishtimit dhe pa force, pa deshire sa te thone nje fjale?
Te pelqen te shohesh zemren si te hidhet ne kraharor perpjete, por jo nga gezimi?
Te pelqen kjo pamje?
E do veten keshtu?
Jane mendimet, kujtimet, ndjenjat ato qe te shoqerojne cdo moment, ti je ende skllav i tyre dhe asgje nuk eshte nen-kontrollin tend.
Ti je skllav i se shkuares, ke humbur forcen te mposhtesh te tashmen dhe shpresa per te ardhmen nuk ekziston per ty!
Ti ke frike nga vetja.
Te tremb forca e saj dhe e injoron!
E shikon ne dhome nuk eshte asnje tjeter je vetem ti, me mendimet dhe kujtimet e tua.
Kur do t'u japesh urdher te heshtin dhe te marresh TI nen kontroll frenat e jetes tende.
Je i gatshem te rifillosh?!
Mos ki frike, askush nuk ka qene i forte, askush nuk ka lindur i tille, as une, as ti... asnje.
Por jeta te ben te forte... e di ka renie te fuqishme ne jete; kur ti mendon i ke ngjitur shkallet ku ndihesh mire, per nje vendosje keq te kembes, rreshket dhe rrokullisesh shkalleve dhe bie ne fundin e tyre atje nga ishe nisur.
Shume dorezohen, kthehen pas... kane frike te hipin serish, deri ne fundin e shkalleve.
Do dorezohesh? Te trembi renia dhe gervishtjet ne gju?
Te trembi rrokullisja, apo ke frike nga te carat e shkalleve, mos pengohesh dhe vritesh prape?
Ngrihu!
Leri. ''Kot. Pa Arsye...!''
Ti je i forte. Nuk e di ende kete, me siguri.
Buzeqeshi atij njeriut pas pasqyre, e me thuaj c'mendon?
A nuk te pelqen me shume vetja kur je i buzëqeshur?
Buzeqesh....kot ...pa arsye...?!
Kapu fort pas cdo grimce pozitive qe ndesh ne ajer dhe mos iu ndaj.
Ngjiti shkallet serish, surpriza te reja te presin.
Mos ki frike te fillosh... nga fillimi.
Filloje fillimin e ri me nje: BUZEQESHJE.
© Erjola Kola
jeta te ben te forte ...eh disa i ben dhe te dobet ose mbase nuk mund te mbajne nje pesh te rende :( eh kush esht ai i semur qe nuk don te sherohet te eci perpara si te gjith te tjeret te shohi qarte cdo gje por ne se nuk e gjen doktorin e duhur nuk gjen as ilacin e mir eh do thuash ti qe mjeku i vetes jemi gjithsecili jemi ne qe e bejme ,eh jam dakort po ndodh qe ndonjeher te mos e kapesh situaten dhe e don nje ndihme( e di qe do te me shash perseri ketu )por jo te gjith jane njesoj apo jo :P kan kend veshtrime te ndryshme ...te perqafoj kacurrelse
ReplyDelete