A është normale të ndjesh se je e vetme që lufton kundra botës?
A është normale të të trembin ndryshimet?
A është normale të kesh frikë?
Sa të lodhin këto mendime... për më tepër kur je lodhur së vrapuari në kërkim të ëndrrës, për tu realizuar... ne kërkim të qetësisë dhe lumturise... ne kerkim te jetës...
Se ështe shumë e lehtë të friksohesh, të ikësh të heqësh dorë....por ….nëse qëndron... e dëshiron të luftosh... por nëse dëshiron të kthesh përmbys atë që presin nga ty...??
Se është e lehtë të kthesh krahët e të kërkosh t'i largohesh realitetit pa u përballur aspak me atë.
Gjëra të lehta ka shumë dhe duan t'i bëjnë të gjithë... po atëherë askush nuk do rrezikojë?
A të lejon realiteti të shkëputesh kaq lehtë prej tij, a thua nuk ka ndodhur kurrë asnjë gjë....?
Të mblidhen ne fyt të gjitha përjetimet e mira dhe të këqia...
Të mblidhet nje pesimizëm në ditën tënde që të pengon të hedhësh hapa të tjerë, thjeshtë ngel në vend...
Humbet besimin e kurajon që ke pasur, nga frika e vetme për të perballuar frikën tënde me emrin e bukur ''Realitet''.
E lë edhe buzëqeshjen e shpresën jetime rrugëve... i humbet, i rrëzon... e nuk di më ku t'i kërkosh e gjesh!
Sa e lehtë është të ulesh këmbëkryq e të presësh të bien të mirat nga qielli... a thua se kemi një zbatim të ligjeve Njuton-iane.
Sa e lehtë është të besh hije pa lëvizur këmbë e duar, per t'i dhënë edhe veprim e jetë asaj hije te vdekur.
Kundra-rryme...
Duhet të luftosh.
Të bëhesh gati të luftosh betejën tënde.
Të bëhesh gati të mos të hedh tutje frika jote, e të strukesh në në cep i vetmuar.
Të bëhesh gati të luftosh kundra mullinjve të erës, me shpresën se nuk je një Don Kishot i çmendur, por një njeri që lufton për jetën e tij, për të ardhmen e tij, për ëndrrat e tij.
Dhe si gjithmonë, në luftën në kërkim të përgjigjeve... mbizotëron e njëjta pyetje:
''Ku është lumturia? ''

Kur të hapësh syte, të njohësh e pranosh frikën tende...do arrish të gjesh edhe përgjigjen e kësaj pyetjeje....
Lumturia je ti, dita jote, nata jote.
Lumturia është një mëngjes pranveror i ngrohtë... një erë ë ftohtë dimri të acartë.
Lumturia gjendet në njerëz, në detaje, në momente, në kujtime.
Lumturia është një buzëqeshje, një këngë, një melodi, pak vargje dhe shumë dashuri.
Lumturia është aty... hapi sytë dhë zemrën për ta parë... dhe ndjerë....!
© Erjola Kola

ne fakt per njeriun te gjitha normale jane,keto mendime i turturojne te tere por duhet te luftojme qe te ecim perpara por ku nuk ke me forca si i behet esht si te thuash coje nje plak 90vjec ne lufte a mundet me ai te luftoj ???cdo gje esht me kohe ,,,,ne fakt po nuk arrite te njohesh vuajtjen nuk arrin dot te njohesh gezimin cdo gje esht e lidhur me njera tjetren ,pastaj esht dhe nje fjale tjeter "lumturia shtohet kur ajo ju dhurohet " pra esht lumturi kur merr nga nje person dicka qe te mbush zemren (sic je dhe ti ) pershendetje nga E ^-^
ReplyDelete