21 May 2013

Do të doja...

Sa do doja të shihje me sytë e mi..
Do doja të mbyllje të tutë sy dhe me sytë e mi në madhështinë e pranverës të humbje.
Të ulesh pranë meje dhe botën njësoj ta shikojmë., në të njëjtin drejtim me të njëjtin horizont të dy.
Sikur të shohësh të njëjtat ngjyra... të dashurohesh me lulet, pranverën, gjelbërimin si unë.
Sa do doja të shihje rrezet e diellit me të njëjtën buzëqeshje ngjitëse, më të njëjtën magjepsje.
Do të doja të kërceje me tingujt e gëzueshëm të rilindjes së jetës me mua përqafuar.

Të ndjeje si dridhet shpirti kur lehtas flladi pranveror e përkëdhel, të përhumbje mes aromave dehëse e si i çmendur, i hipnotizuar të kërkoje prapë sytë e mi tek shihin të tutë... e ëmbël shpirti me sy të buzëqeshte.

Me të miat fjalë do doja të flisje, t'i japësh botës tënde të njëjtat ngjyra si unë times.
Të besosh në optimizëm, në jetë e në buzëqeshje.
Të besosh në ringritje, në dashuri e lumturi.
Të besosh në nesër e në pranverë pavarisht një të sotme gri e një dimri të acartë.
Të duash lindjen e diellit e t'i buzëqeshësh ëmbël edhe perëndimit të tij.
Të gjesh mes fjalëve të mia, forcën të vazhdosh, e kurrë të mos dorëzohesh.

Fol të lutem me fjalët e mia, do më njohësh mua më shumë mes tyre, do gjesh grimcat e shpirtit tim në çdo tingull e në çdo fjali zëri im do të shoqërojë.
Të ndjesh që shpirti yt flet fjalët e shpirtit tim e bashkë të magjepsur me ëmbëlsitë e ditës drejt perëndimit të shkojmë.

Dëgjoji tingujt e ëmbël që ditën të shoqërojnë.
Përhumbu mes aromave, cicërimave, vallëzo, këndo, buzëqesh dhe jeto çdo sekondë, çdo minutë deri në perëndim.

Pastaj ëndërro!

Mos harro të shohësh edhe ti të njëjtën ëndërr.
Një ëndërr me ngjyra, me dritë, me poezi e muzikë plot optimizëm, kurajo e buzëqeshje.
Do doja ta thurrje ëndrrën më të njëjtat fije të arta, e me të njëjtën fjongo të kuqe ta pranoje dhuratën e çdo nate plot dashuri.
Do doja të kishtë pjesëza shpirti ajo ëndërr dhe në çdo copëz të dalloja ku je ti.
Do doja të shihja mes ëndrrës si je ti!

Mendo diçka të bukur dhe do të jetë, atë natë ëndrra më e bukur që ke parë... do të jetë ëndrra ime e buzëqeshur për ty.

...jeta nis me lindjen e diellit... perëndimi i tij është pushimi për të nisur nesër një tjetër copëz jetë të qëndisur me ëndrrat e natës...



© Erjola Kola (mars 2012)

2 comments:

  1. E di dhe e besoj qe do ta doje nje gje te tille se ti ke nje zemer dhe nje shpirt te madh qe mban dhe duron mjaft .Ah sikur te mundja te te takoja dhe njeher ne enderr ( se njeher me ka ndodhur :P) por ce do qe nuk na len ato hije dhe vegime qe na kan ngelur nga e kaluara ,ah sa do doja te me ikte kujtesa te harroja gjithcka dhe jeta ime te fillonte me ato qe kam ...(e)

    ReplyDelete