Çadra nuk të mbulon më nga të vërtetat e dhimbshme, nga gënjeshtrat e pashmangshme, nga njerëzit, nga fjalët e thëna e të pathëna.
Çadra, të ka lënë të vetëm nën rrëmbimin e shiut.
Vorbulla e ujit, vorbulla e mendimeve, vorbulla e fjalëve, vorbulla e njerëzve dhe diku aty në mes të rrëmujës TI.

Një erë ndryshimesh po turbullon ditën tënde.
Stuhi ndjenjash, apo shiu?
Turbullim mendimesh, apo është thjesht era?

Një nga ato ditët, kur i ulur këmbëkryq me mendimet e tua, ende pyet veten... a ishte? … a kishte?...
E vërtetë vetëm për mua dhe sytë e mi, apo e panë të gjithë.
Të gris faqet e përjetuara e të filloj të shkruajë të reja, të kërkoj fajtorët t'i dënoj, apo t'iu kthej kurrizin gënjeshtrave e gënjeshtarëve e në rrugën time të eci.

Merr nje gomë e me dashuri fshij momentet ku lapsi i historisë ka bërë shkarravina në kapitujt e jetës tënde.
Me shumë durim, ulu e rindërtoje të sotmen tënde me personazhet që do të kesh pjesë të saj.
Ndërto konturet e një pikture të re dhe pergatitu për sukseset e reja, që do të pushtojnë të përditshmen tënde.
Fal, por mos harro, kjo është motua ime!
Gjithçka do të bëhet më mirë, nuk ka si të jetë ndryshe.
Dielli e gjen rrugën të shigjetojë zemrën tënde edhe në qoftë i fshehur pas reve të errëta të një stuhie.
Mos harro buzëqeshjen dhe dëshirën e mirë për të qenë ti.
Botën nuk mund t'a ndryshosh, as njerëzit largoje nga vetja të pavlerën dhe ngjyros një ditë të re, me buzëqeshjen e stampuar mbi buzë.
Gjithçka do të bëhet më mirë, akoma më mirë.
Shpresoj dhe besoj!

© Erjola Kola
flori e ke cdo fjale qe shkruan (normale qe flas per veten time)si trupi i njeriut kerkon ushiqimin per te jetuar dhe doktor dhe ilace per tu sheruar ,SHPIRTI kerkon fjalen e mire per tu qetsuar dhe sheruar ate fjale qe jo te gjith ta japin megjithese nuk kushton asgje .Fjalet e tua neper shkrime jane vertet ilac per mua ne njefare menyre me qetsojne ...Te falenderoj nga shpirti (e)
ReplyDeleteTi nuk e ke idene sa me mbushin shpirtin fjalet e tua. Je me e mira. Te puth fort <3
Delete