Të përpiqem të të përshkruaj, pse a përshkruhesh ti?
A ka fjalë që tregojnë atë që ndjen shpirti përmalluar?
Ti ndjehesh, ndonjëherë aq fort, aq dhimbshëm sa nëpër ëndrra, fillon e i jep jetë mungesave të jetës.
Në ëndrra ti krijon realitete e më tepër të ndjejmë, më shumë të përjetojme...e shumë më shumë e vuajmë praninë tënde.
Pse duhet të jesh ti që na përqafon dhe jo të dashurit tanë?
Pse duhet të ndjejmë ty gur mbi zemër, lot në sy e dridhje në shpirt?
Çfarë mund të thuash për ty, përveçse je dridhje shpirti, të bën të pafuqishëm kur të pushton … dhe sa më e largët të jetë distanca aq më shumë të mbështjellë ti.
Ti je ai guri që i vë zemrës, që largësinë të mos e vuash shumë... por shkrihesh sa sheh lotët në sytë e njerëzve që do.
Shkrihesh në një përqafim, tretesh mes puthjeve dhe bëhesh buqetë lumturie e ritakimeve.
… në pritje të përqafimeve, të ritakimeve, pushtomë mall... le të të ndjejë, fundja të ëmbëlsojnë edhe kujtimet... ndonjëherë.
... e ndërkohë, mes kujtimesh me buzëqeshje mallin fort do e përqafoj, të ndjejë dhe ai si shkrihet zemra e përmalluar ... :)

© Erjola Kola
vertet nuk arrin dot ta pershkruash mallin :( vetem ai qe e ka provuar dhe ka vuajtur me shpirt di se cdo te thote MALL :( un do tretem nga ai mall :( .................(E)
ReplyDelete