Mos më ngul thikën në eshtër.
Të lutëm ndale dorën, më dhemb!
A nuk e di sa lëndon fjala?
Po zgjimi i kujtimeve, a s'e di çfarë dridhje në shpirt shkakton?
Turbullimë shpirti, ciklon kujtimesh, gri dhe frikë, heshtje dhe lot, e diku aty në mesin e gjithçkaje, sërisht unë, unë dhe lufta ime, mesa duket e përjetshme.
Pse duhet të shohim veç shiun, të ndjejmë veç dhimbje dhe të vuajmë?
Po lufta kujt i ngelet?!
E ndjejmë veten në mesin e asaj stuhie, pa çadër, me rroba dhe shpirt të grisur, vetëm.
Të lodhur, të dorëzuar dhe përreth klithmat e luftëtarëve qe fatit nuk ju dorëzuan.
Unë jam një nga ata, që nuk u dorëzuan!
Unë luftova dhe luftoj!
Dëgjoje klithmën time dhe dridhu!!!
Oh tmerr!
Hesht!
Mos!
Ti që flet e mëshirë kërkon.
Ulëret për fatin e keq që të ra.
Që vuan e bërtet që të gjithë të të dëgjojnë.
Tregon ditë pas dite gjithçka të keqe që po të ndodh!
Qan me lot syri dhe s'ndjen sa lot shpirti kullojnë kur dëgjojnë ''tragjedinë tënde''.
Po ty, ty të them të vuajturin e madh, të pafatin e kohërave, ty që qielli të ra mbi kokë dhe nuk lufton të ecësh para, por nxjerrë dhimbjen të çjerrë ajo fatin për ty.
Të pëlqejnë sytë mbushur me mëshirë?
Ngrihu dhe ec o njeri, mos u ndal kthesave të kërkosh dorën e radhës për të të ngritur.
Nuk ke pse kërkon asnjë, ata që të duan, nuk largohen nga shtrëngimi i dorës tënde.
Ata që të duan nuk të mëshirojnë, nuk të duan sepse..., por të duan dhe kaq!
Ata që të duan, janë me ty, për ty gjithmonë, edhe kur s'i sheh me sy... Ata thjeshtë janë!

Nëse e sheh ditën tënde veç gri e shi, e tillë do të ngelet përherë.
Çdo njeri nga ne ka historinë e tij, e gdhend me gjak e me shpirt, e lezeton me dashuri dhe buzëqeshje.
Zgjohu o njeri!
Mooos!
Nuk ishte fati yt i keq jo, mendo sa të tjerë ka njësoj si ti, ndoshta dhe më keq.
Je me fat o njeri, nuk vuan asnjë kot, vuan sepse e dinë që ti do ja dalësh mbanë.
Resht së kërkuari keqardhje, lëndon shumë të tjerë.
Ngrihu njeri dhe shikoje jetën me ngjyra!
S'je as i pari e as i fundit, je veç njeri nga ata..., por ata nuk u dorëzuan kurrë, ashtu sikurse unë! :)
© Erjola Kola (Korrik 2012)
Piktura nga Elona Çuliq

MOSSSS ,po me te madhe po kush te degjon se njerzve sot i jane mbyllur edhe veshet edhe syte nga zilia e tyre , ai qe te don thua ti te do dhe kaq... po ne pamje te pare ashtu esht po ku ka njeri qe te te doje sot dashuria ka humbur rrugen :( fjala njeri e ka humbur vertet ate dinjitet tani kan vetem maska sikur jetojme perdite me karnavale..:( megjithate ka njerez te mire qe jane si puna e atij thesari qe rri i fshehur deri sa ta gjesh un nga ai thesar vetem 1 kam gjetur e di vet ti :P (E)
ReplyDeleteNuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. AGIMI, pasi i tregova per situaten time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
ReplyDelete* dua magjinë
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtjeje
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
Kontaktoni Dr DAWN në emailin e tij: dawnacuna314@gmail.com
Whatsapp: +2349046229159