20 April 2013

Përtej fasadës

Të ndalësh vështrimin në fasadë?
Apo të shkosh më tej, përtej fasadës?
Të dashurosh vezullimin e ngjyrave?
Apo të rrëmbehesh nga buzëqeshjet e ngjyrosura me sinqeritet?
Më pak bojëra i jep një ndriçim mrekullues, ngjyra marramëndëse, shkëlqim verbues e bukuri dehëse fasadës

... por vetëm KAQ!

Më dorën e një piktori në një telajo të zbrazët pa ngjyra arrin të krijosh një kryevepër, një mrekulli, një pamje dehëse, një trup ndjellës

... por jo një SHPIRT.

Ç'më duhet fasada, kur më mungon dëshira të hap atë derë, e të ngjis ato shkallë?
Ç'më duhet shkëlqimi i jashtëm, kur në shpirt nuk ka drita të gjesh rrugën për në zemër?
Ç'më duhet bukuria, kur kufizohet në katër muret e jashtëm, kur është thjeshtë dukje?
Të ngelen sytë atje, por a do dojë të ngelej shpirti atje?
Do doje të burgosje zemrën tënde në murët e lyer bukur, më mjeshtërinë e një piktori?

Duhen hequr syzet rozë.

Realiteti është më i bukur më ngjyrat natyrale.
Realiteti është më i bukur, kur është thjesht realitet.
Realiteti është më i bukur kur shihet... përtej fasadës.


© Erjola Kola (dikur në 2010)

4 comments:

  1. eh moj zemer esht si ajo molla qe jashte esht e bukur dhe brenda e kalbur (mua me ka qelluar nje e tille )e vetmja menyre esht ta hedhesh se nuk vlen fare per asgje :( keshtu dhe njeriu duhet te largoj gjithmon te keqen nga vetja duke menduar te miren por nuk esht e leht .....

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ti mos harro te buzeqeshesh per ata qe kane vlere per ty :)

      Delete
    2. buzeqeshja me ka humbur mua po mundohem ta gjej po nuk e di se ku :P

      Delete
  2. Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. AGIMI, pasi i tregova per situaten time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
    * dua magjinë
    * nëse doni që ish-i juaj të kthehet
    * Ndaloni divorcin
    *thyej obsesionet
    * shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
    * magji mbrojtjeje
    *infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
    Kontaktoni Dr DAWN në emailin e tij: dawnacuna314@gmail.com
    Whatsapp: +2349046229159

    ReplyDelete