14 April 2013

Pse?

Lemshe mendimesh, ndjenjash, perjetimesh qe permblidhen ne nje pyetje te vetme... Pse?
Ne fyt ndjen shtrengimin e pergjigjeve te tua qe fillojne me ... Sepse... nderkohe qe ne mendje te rrotullohen mijera mundesi te ndryshme situatash e shpjegimesh me dhe pa kuptim, qe rendin te pergjigjen me dhe pa radhe.

E prape gjendesh aty dhe pyet : Pse mua?

Me kot lodhesh e vrapon kujtimeve per te gjetur, ate copezen e duhur,qe ka lidhje me pergjigjen.

Nuk do e gjesh!
Ndoshta kjo pyetje nuk ka pergjigje.
Ndoshta ti nuk do t'i japesh pergjigje.
Me siguri qe nuk do te pelqeje edhe nese e gjen si pergjigje.

E prape gjendesh aty, me te njejtat pyetje:
Pse une nuk e meritoj pak qetesi?
Pse une nuk e meritoj te jem e lumtur?
Pse une nuk e meritoj te me falet nje buzeqeshje dhe pak dashuri?
Pse une nuk e meritoj nje perqafim te sinqerte dhe nje shpatull ku te mbeshtetem, sa here qe dua te qaj?

Pse une nuk e meritoj nje fytyre-pasqyre tjeter, qe te buzeqeshi, te qaje, te gezohet dhe lumturohet me mua?

Kam gabuar?
Pse jo, njeri jam.
Jam nxituar?
Ndoshta.
Kam falur?
Gjithmone.
Kam kerkuar te falur?
Edhe nje kokeforte si une kerkon te falur.
Po atehere ..Pse?
Une jam lodhur se beri kete pyetje vetes.
Jam lodhur se ndjekuri nje pergjigje, qe e di nuk do me mbushi zemren me lumturi.
Une nuk pyes me.
Jam lodhur se vrapuari ne gjetje te sepse-ve.
Kam gjetur nje recete te re.
Une ulem e pres.
Nuk i shmangem asnje sfide qe me sjell jeta.
Mbaj perhere nje cader per ditet me shi, qe te mos lagem shume.
Kam perhere syzet e diellit qe te mos me vriten syte nga rrezet e diellit.

Nuk vrapoj me.
Nuk dua te ndryshoj me boten.
Bota ia arriti te me ndryshoje mua.
Me beri me te forte dhe me dha mundesine te dashuroje cdo grimce jete, dashurie, buzeqeshje, optimizmi qe me rrethon.
Me dha mundesine te shijoj rrezet e embla te diellit qe me qerpiket e mi ne mengjes perkedhelen.
Me dha mundesi qe hena te ndricoje ne dritaren time, nderkohe qe une mendoj... se dite me te mira do te vijne.
Nuk ka sesi te ndodhe ndryshe.!
Une e shoh goten gjysem-plote.
Une nuk pyes me Pse?
Une jetoj SOT... me deshiren e madhe per te ripare diellin e se ardhmes te me therrase emrin ne dritare... e une me buzeqeshje t'i pergjigjem:

Miresevjen Dite e Re! :)

©  Erjola Kola (Maj 2011)

3 comments:

  1. ah kjo "PSE" sa na lodh edhe pse nuk ka zgjidhje ato pyetje perher ja bejm vetes per te mbajtur veten me shpres se nje dite do te marrim dicka ....e he e vertet vertet kjo bote na ka ndryshuar mjaft mua per vete me ka bere mjaft te ftohte si akull ....dhe kete bote e shoh me shum te mbushur me njeres pa skrupuj esht nje realitet qe jetojme dhe vertet per te ardhur keq....FALEMINDERIT PER SHKRIMET E TUA BUKUROSHE (E)

    ReplyDelete
  2. Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. AGIMI, pasi i tregova per situaten time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
    * dua magjinë
    * nëse doni që ish-i juaj të kthehet
    * Ndaloni divorcin
    *thyej obsesionet
    * shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
    * magji mbrojtjeje
    *infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
    Kontaktoni Dr DAWN në emailin e tij: dawnacuna314@gmail.com
    Whatsapp: +2349046229159

    ReplyDelete